Një 39-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu të Komisariatit Nr.5 në Kamëz, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

39-vjeçari me iniciale I.Q. po transportonte me makinë 6 refugjatë, 3 sirianë dhe 3 irakenë.

Sipas policisë, ata do të dërgoheshin në Shkodër me qëllim që të kalonin më pas drejt Malit të Zi me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjashtë refugjatët iu dorëzuan Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit për veprime të mëtejshme.

Ndërsa 39-vjeçari u arrestua nën akuzën për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. /tvklan.al