Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeta” të zhvilluar dje në Shkodër është lokalizuar dhe kapur në Lushnje, 48-vjeçari A.Gj. i shpallur në kërkim pasi dyshohet se është organizator i një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin.

48-vjeçari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit “Rrjeta”, të zhvilluar ditën e djeshme, nga DVP Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ai dhe 2 persona të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

48-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al