Një 55-vjeçar është vendosur në pranga për transport të emigrantëve të paligjshëm.

Gramoz Hoxha po transportonte kundrejt pagesës, me automjet, drejt Tiranës, 8 emigrantë nga Afganistani, të cilët kishin si synim kalimin ilegal të kufirit me Malin e Zi.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë 55-vjeçarin në aksin rrugor Plepa-Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Lushnje, u gjetën 82 bagëti të imëta (viça), të cilat dyshohet se Hoxha i ka kontrabanduar në Shqipëri.

Hetimet për veprimtarinë e plotë kriminale janë në vijim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al