Ndalohet drejtuesi i makinës me klandestinët

Një automjet që po transportonte 7 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme, ka humbur kontrollin, duke u përmbysur në një rrugë dytësore në afërsi të Pogradecit.

Sipas burimeve policore, drejtuesi i mjetit ështē ndeshur me një patrullë policie në hyrje të Bilishtit dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Audi, pasi çau postbllokun, hyri në një rrugë dytësore ndërsa policia dhe një mjet i FRONTEX u vunë në ndjekje të tij.

Pas disa minutash ndjekje, automjeti është përballur me një postbllok të dytë, por ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Grupi i sirianëve ka shpëtuar vetëm me lëndime të lehta, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, që po i transportonte drejt kryeqytetit.

Tv Klan