Një i ri është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar me makinë emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari me iniciale K.Z. Ai u kap tek kthesa e fshatit Grapsh në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër duke transportuar me një makinë tip Benz 3 emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë, i riu do t’i transportonte emigrantët drejt Tiranës kundrejt përfitimit monetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. /tvklan.al