Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi transportonte emigrantë të paligjshëm. Mësohet se 52-vjeçar nga Korça është ndaluar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Në makinën e tij u gjet një familje nga Afganistani me 5 pjesëtarë. Sipas policisë, 52-vjeçari  po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës, kundrejt fitimit 200 € për person.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al