Një 53-vjeçar është arrestuar në Tiranë gjatë natës nga policia, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike.

I arrestuari J.L. 53 vjeç nga Peshkopia, po udhëtonte me makinë kur u ndalua tek Ura e Institutit nga patrullat policore.

Brenda mjetit atij iu gjet dhe sekuestrua 14 kg kanabis. Uniformat blu sekuestruan edhe 2 celularë si dhe automjetin.

53-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. /tvklan.al