Policia Kufitare në doganën e Qafë-Botës në Sarandë ka arrestuar një 25-vjeçar, të cilit iu sekuestruan një shumë e konsiderueshme parash.

Denis Duro nga Korça, po transportonte me një furgon me targa BV 67 KËN lavatriçe dhe frigoriferë. Brenda mallrave, kryesisht në disa lavatriçe, u zbuluan 145.220 Paund anglezë dhe skocezë.

Paratë e padeklaruara dhe të fshehura u zbuluan pas kontrollit të imtësishëm me skaner të mallarave. Autoritetet kishin informacion se i riu po transportonte një shumë të konsiderueshme parash.

Denis Duro u arrestua, ndërsa shuma prej mbi 14 mijë Paund u sekuestruan. Policia ka referuar materialet për mosdeklarim në kufi të të hollave dhe pastrim parash. /

tvklan.al