Policia e Fierit ka arrestuar një 54-vjeçar me iniciale S.P. i cili transportonte me autobus 27 refugjatë nga Iraku.

Këta të fundit kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe destinacioni i tyre final ishin vendet e Bashkimit Europian.

Drejtuesi i autobusit që transportonte refugjatët akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Për të parandaluar trafikun e qenieve njerëzore, policia ka shtuar kontrollet në akset Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë. /tvklan.al