Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ra Gj.M. nga Korça, i cili u ndalua për kontroll në autostradën Elbasan – Tiranë duke transportuar me makinën tip “Benz” 5 refugjatë nga Lindja e Mesme.

Për të shmangur shoqërimin në komisariat, shoferi goditi punonjësin e policisë dhe dëmtoi automjetin e policisë. /tvklan.al