Një 44-vjeçar është vënë në pranga si pasojë e operacionit “Transportuesi”.

Policia thotë se ka sekuestruar dy pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole gati për qitje, një silenciator, krehra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular.

“Si rezultat në rrugën “Llazi Miho”, u kap dhe u arrestua shtetasi K. (A). C. (Ç)., 44 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit që 44-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me fishek në fole, gati për qitje, një silenciator, krehra e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe një aparat celular”, njoftoi policia.

Dyshohet se 44-vjeçari i ka siguruar armët e zjarrit në Kosovë dhe i ka trafikuar ato me qëllim shitjen e tyre. Uniformat blu njoftojnë se ky operacion është në vijim. /tvklan.al