Trashëgimia e një profesioni në 4 breza

https://www.youtube.com/watch?v=vFDuO81Ye1Y
Posta

Trashëgimia e një profesioni në 4 breza

20:50 12/10/2019

Lindja është për shumë një mrekulli e Zotit, për të tjetër mrekulli e natyrës, apo një proces i domosdoshëm biologjik për të siguruar vazhdimësinë e species “homo sapiens”. Nga cilido këndvështrim ta shikosh, lindja mbetet po njësoj, momenti më i rëndësishëm, por edhe më delikat i jetës së secilit prej nesh.

Sonte “Jo vetëm mode” sjell trashëgiminë e një profesioni në katër breza. Familja Gliozheni rrëfen gjithçka, duke filluar prej origjinës së mbiemrit e deri në teknologjinë e jashtëzakonshme të përfshirë në klinikën e tyre.

Që mbiemri i një familjeje të asociohet në mënyrë gati të pakthyeshme me sjelljen në jetë të një qenie të re, është shumë më e pazakontë se ç’mund të duket kur të është mësuar veshi të dëgjosh Gliozheni e të të shkojë menjëherë në mendje sa të afërm, apo të njohur mund të kenë ardhur apo të kenë sjellë në jetë duart e një prej obstetërve të katër brezave Gliozheni.

Një traditë e cila nisi në fund të shekullit XIX. Pandeli Gliozheni ishte pjesë e brezit të parë të mjekëve shqiptarë, të cilët ngritën themelet e mjekësisë, duke u shpejtuar rrugën brezave të ardhshëm për të mbërritur në një hap me mjekësinë e vendeve më të zhvilluara. Ishte viti 1905 kur Pandeli Gliozheni hapi klinikën e tij të parë. Ishte fillesë, jo vetëm e vazhdimësisë së një prej klinikave më të besueshme të obstetri-gjinekologjisë në vend, por edhe i vetë mjekësisë në Shqipëri, ku një vend të rëndësishëm do të zinin më vonë edhe i biri, Koço Gliozheni dhe nipi, Orion Gliozheni.

Në lidhje me mbiemrin, Oriion Gliozheni na thotë: “Ajo çka ne kemi gjetur, por edhe kemi dëgjuar, brez pas brezi nga gjyshërit tanë është që mbiemri Gliozheni vjen ndoshta nga një fshat që është në Bullgari. Gjatë viteve 1 200, një princ ukrainas i dëbuar nga Ukraina u detyrua të gjente strehim pasi mori miratim nga mbreti i Bullgarisë. Ai i lëshoi një pjesë toke ku ndërtoi një fshat me një manastir, i cili vazhdon edhe sot dhe është mjaft i njohur si manastiri i Gliozhenit. Sigurisht nga ky fshat kanë emigruar në vende të ndryshme. Kjo është pjesa më e besueshme e prejardhjes së mbiemrit të familjes sonë. Të parët e familjes sonë janë vendosur në dardhë të Korçës, atje është edhe një shtëpi që në fakt nuk është e jona, por që quhet edhe sot shtëpia e Gliozhenëve.”

Të rritur në shtëpinë e dy prej mjekëve obstetër gjinekologë më të njohur në vend dhe nga një gjyshe farmaciste, edhe për Emën dhe Elkon ishte më se e natyrshme të ndiqnin hapat e tyre. Sot ata punojnë të gjithë sëbashku duke lumturuar shumë familje me bekimin e një fëmije. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT