Botërori i Klubeve i kësaj vere pritet të rris akoma dhe më shumë cilësinë infrastrukturore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizatorët e kompeticionit FIFA ka vendosur të dhurojë 1 milion Dollarë për çdo qytet pritë të turneut të cilët do të shërbejnë për ndërtimin e mini-fushave për të rinjtë.

Dhurimi është pjesë e planit të trashëgimisë së FIFA-s për turneun e zgjeruar, i cili do të ofrojë 1 miliard Dollarë për klubet pjesëmarrëse në paratë totale të çmimeve duke përfshirë 125 milionë Dollarë për kampionin.

“Trashëgimia është shumë e rëndësishme për ne në FIFA. Kjo është arsyeja pse po krijojmë këtë fond. Këto shifra do të shfrytëzohen për të ndërtuar fushat e futbollit, por mbi të gjitha për të ndihmuar vajzat dhe djemtë që luajnë futboll për shoqatat e qyteteve pritëse”, u shpreh Gianni Infantino.  

Kompeticioni do të zhvillohet në 11 vende të ndryshme në SHBA, ndërsa do marrin pjesë 32 ekipe nga e gjithë bota.

Turneu do fillojë më 14 Qershor deri më 13 Korrik duke zëvendësuar në këtë mënyrë edhe miqësoret e luksit që ekipet europiane zgjidhnin Amerikën për të zbritur në fushë.

Klan News