Një francez, i cili trashëgoi një shtëpi të madhe nga një i afërm, në Evreux, Normandi gjeti një sasi të pabesueshme prej 100 kilogramë flori, të fshehura nën mobilje.

Trashëgimtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i gjeti florinjtë të fshehura në vende të ndryshme, deri në tualet.

“Ishin 5 mijë copa flori, 2 pllaka me peshë 12 kilogramë dhe 37 shufra me peshë prej 1 kilogramë”,

tha Nicolas Nierfort për AFP, një drejtues ankandi.

Në total, vlera e këtij thesari përllogaritet të jetë 3.5 milionë euro.

floriri

Florinjtë mësohet se ishin fshehur me kujdes dhe pronari i shtëpisë i zbuloi vetëm kur nisi të lëvizte mobiljet. Fillimisht ai gjeti një kuti të vogël e më pas pllakat e shufrat prej floriri.

Sipas çertifikatës së gjetur në shtëpinë e të ndjerit, floriri ishte blerë ligjërisht gjatë 1950 –ës dhe 1960 – ës./tvklan.al