Këtë të martë emisioni “Stop” ka shkuar në Fier pas një denoncimi të bërë nga Viktor Hana. Ai tregon se para pak vitesh ka punuar në Itali bashkë me motrën e tij, ku kujdeseshin për një të moshuar, i cili para se të ndërronte jetë, u dhuroi 180 mijë euro.

Gjatë kohës kur iu drejtuan bankës në Milano me testament, noter dhe dëshmitarë, ajo i paditi për testament fals dhe çështja shkoi në gjykatë, ku motër dhe vëlla e fituan. Pas kësaj motra i dërgoi 25 mijë euro, por pasi tërhoqi një sasi, banka i tha se prokuroria e Fierit i kishte bllokuar paratë.

Viktori iu drejtua Prokurorisë së Fierit dhe prokurori A. G. e drejtoi tek OPGJ. Më pas çështja i kalon prokurores E. H., por ndërsa kanë kaluar 3 vite Viktor Hana nuk ka marrë ende as zgjidhje dhe as përgjigje.

Në përgjigjen zyrtare për emisionin “Stop” thuhet se është vendosur pezullim i hetimeve në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë nga Italia. Kjo do të thotë se që Prokurorisë t’i hiqet dyshimi për këtë rast, nuk mjafton vendimi i Gjykatës italiane.

“Ju drejtova emisionit Stop që të marr vesh se çfarë po ndodh me llogarinë time bankare, që është bllokuar për tre vite”.

Biseda e qytetarit mes informacionin e Gjykatës Fier:

Qytetari-Përshëndetje, zonjë!

Informacioni-Përshëndetje!

Qytetari-Dua të takoj një cikë Elida Hoxhën, prokuroren!

Informacioni-Të ka thirrur?

Qytetari-Nuk më ka thirrur, por dua ta takoj, se keni 3 vjet me një çështje. Nuk është bërë asgjë, kam ardhur 3-4 herë këtu, asnjëherë s’më ka pritur.

Informacioni-Të presim një sekondë, sa të vijë sekretarja!

Qytetari-Dakord!

Informacioni-Nuk të priste ajo! Ka bërë një kërkesë me shkrim, do të kthejë një përgjigjie po me shkrim, në lidhje me kërkesën, që ke bërë!

Qytetari-Nuk do më takojë?

Informacioni-Po tani, kështu m’tha. Çfarë të them unë!

Gazetarja e Stop komunikon në telefonon me avokatin

Gazetarja: Çfarë është bërë me çështjen?

Avokati Agron Kalemaj-Nuk kam informacion!

Gazetarja: Si nuk ke informacion? Di që i keni bërë një kërkesë prokurores?

Avokati Agron Kalemaj-Tani të lutem, të lutem mos i bjer, të lutem mos i bjer më këtij numri telefoni! Në rregull?

Gazetarja: Pse mos t’i bie më telefonit? A jeni ju avokati mbrojtës i zotërisë?

Biseda e zotit  Hana me avokatin e tij

Avokati Agron Kalemaj-Prokuroria, që në momentin e parë, që ke çuar ti dokumentet këtu e 3 vjet , i është drejtuar shtetit italian nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë.

Qytetari-Po sa u vonuan o burrë!

Avokati Agron Kalemaj-Po mirë mo, ka çështje, që vonojnë edhe shumë, o burri i dheut, se është letër-porosi. Ne do presim tani. Mbase s’vonohet më! Do marrim një përgjigje, do t’i drejtohemi Gjykatës, le të vendosi Gjykata dhe kaq mbaron punë! 

Qytetari-Tani, kjo shkresa, për çfarë është bërë?

Avokati Agron Kalemaj-Për të marrë përgjigje, nëse do ta bëjë Prokuroria vetë pa letër-porosi apo jo. Mos na prish punë kot! Ik andej,ik këtej!

Qytetari– Ç’pate? Ç’bëra?

Avokati Agron Kalemaj-Ç’punë ke ti? Gazetare Odeta, tha ajo. Ç’do ti, që ia dhe numrin tim gazetares? Ti ke 3 vjet, që po pret, nuk priske dot 2-3 muaj! 

Pas qytetarit që bëri denoncimim për rastin, u interesua edhe emisioni “Stop” për të takuar prokuroren e çështjes, por as emisionin nuk e pret.

Gazetarja: Në këtë rast çfarë përgjigjej ju ktheu, për mua?

Informacioni:  E kontaktova, më tha e di që ka një kërkesë dhe do t’i kthej përgjigje.

Gazetarja:  Është normale? Ka tre vjet qytetari nuk e di se çfarë bëhet me çështjen e tij? Më thotë mua sekretarja ‘bëj kërkesë’? e ka bërë pra kërkesën, nuk ka marrë gjë! Edhe prokuroria duhet të dalë.

Më tej, Odeta, gazetarja e emisionit, ka tentuar që të komunikojë me prokuroren, por sërish mbetet pa përgjigje nga ana e saj.

“Ndonëse Elida Hoxha nuk i ktheu përgjigje as qytetarit dhe as emision Stop, pas disa ditësh reflektoi dhe ktheu përgjigje”.

Ndër të tjera ajo shkruan: Është vendosur pezullimi i hetimeve në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë drejtuar autoriteteve italiane…  /tvklan.al