Microsoft ka konfirmuar se është duke folur me kompaninë Sony se si të lejojë lojtarët e PlayStation të luajnë kundër pronarëve të Xbox.

Ka qenë prej kohësh një ëndërr për lojtarët që të konkurojnë në lojëra që punojnë me të dyja levat.

Koncepti quhet “cross-play” dhe menaxheri i marketingut të Microsoft, Aaron Greenberg tha se kohët e fundit ka qenë në bisedime me Sony për ta bërë këtë gjë të mundur.

“Ne jemi duke folur me Sony-n  për cross-play. Ne bëjmë partneritet me ta në Minecraft dhe natyrisht që ne do të dëshironim t’u mundësojmë atyre të jenë pjesë e këtij komuniteti, për të bashkuar lojtarët. Pra, ne po flasim me ta dhe shpresojmë që ata të na mbështesin,”

 u shpreh Aaron për GamesReactor.

Nuk është hera e parë që Microsoft ka shfaqur dëshirën e saj për të lidhur Xbox Live dhe PlayStation Network, por thuhet se Sony nuk është entuziast .

Ekzekutivi i Xbox, Dave Mçarthy konfirmoi se diskutimet me Sony rreth cross-play janë zhvilluar gjatë E3 këtë vit. Por ai nuk shfaqi entuziasëm dhe tha se nuk janë ende gati për ta mbështetur.

“Por shpresoj që ata të bashkohen në festë sepse mendoj se është një gjë e mrekullueshme për lojtarët”,

tha ai për GameSpot.

Xbox kohët e fundit ka prodhuar aparaturën e saj më të re, të quajtur Xbox One X, e cila do të dalë zyrtarisht në treg në muajin Nëntor dhe do të kushtojë 449 paund. /tvklan.al