Rritja e automjeteve në qarkullim dhe niveli i ulet i edukimit të këmbësorëve për të lëvizur në rrugë ka çuar në rritjen e aksidenteve që jo në pak raste përfundojnë me fatalitet.

Spitali Universitar i Traumës përballet çdo ditë me 150 urgjenca të ndryshme, por aksidentet qëndrojnë në vendin e parë me përqindjen më  të lartë.

Kirurgu Agron Dogjani tha se

“rëniet me makine, me biçiklete, rëniet me motor me të gjithë mjetet e lëvizshme, më pas në vendin e dytë e mbajnë rëniet nga lartësitë, po ta shikojmë 20 deri në 25%  të rasteve që paraqiten në spitalin tonë janë rëniet nga lartësitë…”

Urgjenca e Traumës është ajo që përballet thuajse me të gjitha rastet e ndodhura në të gjithë vendin. Sipas raportit të tyre vetëm 50% e rasteve i përkasin kryeqytetit, pjesa tjetër janë nga qytete të ndryshme.

Ekspertët ngrenë shqetësimin se traumat rënditen në vendin e dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare për nga vdekshmëria./Tv Klan