Faqja amerikane shkruan se vendi ynë ka histori të pasur dhe peizazhe të mahnitshme

Nëse mendoni se Franca, Italia dhe Greqia regjistruan një rritje rekord në sektorin e turizmit në fakt do të befasoheni kur të mësoni se është Shqipëria. Kështu e nis artikullin faqja amerikane “Travel off Path” që thekson se numri turistëve në Shqipëri u rrit me 56% këtë vit krahasuar me vitin 2019.

Shqipëria ka arritur të mposhtë destinacionet më të njohura evropiane si Kroacia, Franca, Greqia dhe Spanja. “Travel off Path” shkruan se Shqipëria jo më kot është destinacioni me rritjen më të shpejtë të turizmit për disa arsye. Vendi ynë ka një histori të pasur po aq sa e Greqisë dhe Italisë fqinje. 

Kryeqyteti i Tiranës krenohet me arkitekturën mahnitëse dhe sërë muzeumesh dhe galerish. Turistët do të mund të vizitojnë kështjellën e qytetit të Beratit të mbrojtur nga UNESCO dhe parkun kombëtar të Butrintit.

Përveç historisë së pasur, Shqipëria krenohet me bregdetin e bukur. Me një vijë bregdetare mahnitëse prej 280 miljesh, disa nga plazhet më të mira në Shqipëri përfshijnë plazhin e Dhërmiut me guralecë dhe qytetin e zhurmshëm të plazhit të Himarës. Riviera shqiptare është shtëpia e lagunave dhe plazheve me rërë.

Për ata që nuk janë të interesuar për pushime në plazh, turistët mund të vizitojnë peizazhet e Shqipërisë të cilat janë të ndryshme dhe mahnitëse. Eksploruesit e natyrës mund të shijojnë parqet kombëtare mahnitëse të Thethit dhe Llogarasë. Këto janë pika turistike të shkëlqyera për shëtitje në verë dhe për ski ose për shëtitje në dimër.

Gjatë muajve të dimrit, majat e mbuluara me dëborë të Alpeve Shqiptare janë një vend i mrekullueshëm për sportet dimërore.

Megjithëse muajt e verës konsiderohen si kulmi i sezonit në Shqipëri, vendi është një destinacion turistik përgjatë gjithë vitit. Me një verë të ngrohtë dhe të thatë të ndjekur nga një dimër i butë dhe i lagësht Shqipëria ofron një klimë mjaft të favorshme ashtu si vendet e Mesdheut.

Pavarësisht se në cilën kohë të vitit turistët do të zgjedhin të vizitojnë vendin tonë, Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë.

Klan News