Travis Barker ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi prej disa javësh po përballej me mpirje në dorë dhe gishta.
Bateristi 50-vjeçar i Blink-182 e bëri të ditur lajmin përmes Instagramit, ku publikoi edhe një fotografi nga spitali me bashkëshorten e tij, Kourtney Kardashian. Duke iu referuar buzëqeshjes së saj në foto, ai shkroi me humor: “Nuk jam i sigurt pse gruaja ime duket kaq e lumtur me këtë”.

Barker shpjegoi se shqetësimet kishin nisur pas një koncerti të mbajtur muajin e kaluar. Pas ekzaminimeve, mjekët konstatuan se nervi në dorën e tij kishte nevojë për ndërhyrje.
Për bateristin, operacioni ishte një hap i domosdoshëm për të shmangur probleme të mëtejshme dhe për të vazhduar aktivitetin muzikor pa kufizime. Ai tha se pret të rikuperohet brenda disa javësh.
Gjatë qëndrimit në spital, Barker është shoqëruar nga Kardashian dhe vajza e tij, Alabama Barker.

Ky është një tjetër dëmtim që prek duart e muzikantit. Në vitin 2023, gjatë një prove me bateri, ai kishte dëmtuar gishtin e unazës, duke pësuar zhvendosje dhe dëmtim të ligamenteve.
Në atë kohë, Barker kishte treguar në rrjetet sociale se e kishte goditur gishtin me forcë gjatë provës.












Botërori 2026 
