Është pritur me shumë interes nga publiku italian filmi Gotti, i cili tregon jetën e gangsterit më kontravers të mafias njujorkeze, kapo i familjes me origjinë italiane ‘Gambino’, dhe që interpretohet nga John Travolta.

I pamëshirshëm, i dhunshëm, por edhe i brishtë dhe i devotshëm ndaj familjes. Ky është portreti i John Gottit, gangsterit më kontravers të mafias njujorkeze. Filmi tregon pikat kulminante që kanë shënjuar jetën e supermafiozit gjatë viteve 70 deri në momentin kur u prek nga kanceri në vitet ‘90.

I gjithë filmi është i ndërtuar në dy pjesë, në të bardhën dhe të zezën e protagonistit. Nga njëra anë familjen dhe emocionet e tij të forta dhe nga ana tjetër ftohtësia e një vrasësi dhe ambicia e shfrenuar për pushtet kriminal.

Një rol të rëndësishëm në jetën e Gotit pati edhe bashkëshortja e tij, e cila interpretohet nga Kelly Preston, bashkëshorte e Travoltës edhe në jetën reale.

Tv Klan