Rrugët e qyteteve të Bangladeshit janë kthyer në një zonë lufte, me përleshjet mes studentëve protestues dhe policisë që vazhdojnë.

Një shtetrrethim ka qenë në fuqi nga mesnata e së premtes dhe zyra e kryeministres i ka kërkuar ushtrisë të vendosë forca pasi policia nuk  mundi dot të vinte nën kontroll trazirat.

Trazirat e kësaj jave kanë vrarë deri më tani të paktën 105 njerëz dhe përbën një sfidë serioze për qeverinë e kryeministres Sheijh  Hasinës pas 15 vjetësh në pushtet.

Rrugët në kryeqytet ishin pothuajse të shkreta në agim, me ushtarë dhe automjete  të blinduara të  ushtrisë që patrullonin qytetin me afro 20 milionë banorë.

Trazirat shpërthyen pas zemërimin e studentëve kundër kuotave të diskutueshme për vendet e punës në qeveri. Studentët argumentojnë se sistemi i kuotave është diskriminues dhe kërkojnë rekrutim në bazë të meritës.

Protestuesit thonë se nga ky sistem përfitojnë  padrejtësisht familjet e grupeve pro-qeveritare që mbështesin kryeministren Sheikh Hasina, e cila fitoi zgjedhjet e saj të katërta radhazi në janar.

Kryeministrja Hasina pritej të fillonte një turne diplomatik, por anuloi planet e saj pas një jave dhune në rritje.

Klan News