Kryeqyteti në shtetrrethim, në gatishmëri ushtria

Kryeqyteti i Kolumbisë përfshihet nga protesta të dhunshme. 3 agjentë të policisë kanë mbetur të vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në një stacion policie.

Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti Dukue i cili e quajti atentat terrorist.

Sulmi ndodhi në ditën e dytë të protestave kundër politikave ekonomike të qeverisë.

Gjatë trazirave kanë mbetur të plagosur 122 civile dhe 151 agjentë ndërkohë që janë arrestuar rreth 100 protestues.

Në një fjalim në televizion, presidenti lajmëroi se për të ruajtur rendin ka urdhëruar vendosjen në gatishmëri të ushtrisë dhe forcave të policisë.

Të shtunën kryebashkiaku i kryeqytetit shpalli hyrjen në fuqi të shtetrrethimit duke filluar që nga ora 21:00. Urdhri është shkelur menjëherë duke shkaktuar trazira të shumta.

Tv Klan