Ndryshimi i ligjit të arsimit të lartë ka nxjerrë në protesta qindra studentë të Universitetit të Athinës. Incidente pati në disa sheshe të kryeqytetit grek, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Dhjetra forca policore u angazhuan për këtë protestë të studentëve. Ata kanë paralajmëruar protesta të tjera për ligjin e arsimit, sikurse thonë ata, nëse nuk tërhiqen Kryeministri Tsipras dhe ministri i Arsimit, Gavroglou.

Fillimisht pati një protestë të studentëve në Universitetin e Athinës, të cilët dolën me pankarta në duar duke kundërshtuar ligjin. Sipas tyre, ligji i ri i arsimit i privon ata nga e drejta për arsimim. /

tvklan.al