Tifozët shkaktojnë dëme, pati edhe të lënduar

Kryendeshja e futbollit shqiptar u njollos nga dhuna jashtë stadiumit.

Tifozët shkaktuan trazira në rrugët e Elbasanit para se të niste derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Nuk munguan edhe të lënduarit dhe dëmet materiale.

Flakadanët e lëshuar nga tifozët goditën edhe automjetet e parakuara. Xhama të thyer dhe shkatërrim shikoheshin në njësi shërbimi përgjatë bulevardit që të çon drejt stadiumit Elbasan Arena.

Vetëm ndërhyrja e policisë qetësoi situatën.

Tv Klan