Një grua është plagosur gjatë trazirave në SHBA. Mediat vendase bëjnë me dije se një prej mbështetësve të Presidentit në detyrë, Donald Trump është qëlluar me armë në gjoks dhe tashmë është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihet rrethanat e kësaj plagosje, por raportohet se protestuesit po vijojnë të qëndrojnë brenga ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Prej orësh tashmë mbështetësit e Trump po vijojnë tubimin dhe kanë ndërprerë seancën për zyrtarizmin e Joe Biden si Presidentit i SHBA.

Përfaqësuesit e Kongresit janë evakuuar nga ndërtesa dhe nuk dihet se kur do të rikthehen në sallë, pasi protestuesit kanë hyrë brenda godinës dhe po përdorin dhunë.

Donald Trump ka bërë thirrje për qetësi, por pak orë më parë përsëri akuzat për vjedhje votash dhe tha se ai dhe mbështetësit e tij nuk do të dorëzoheshin kurrë./tvklan.al