Vdekja e George Floyd gjatë arrestimit nga policia amerikane, ka ngjallur një valë protestash dhe trazirash të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpos protestave kundër policisë, në disa qytete demonstruesit kanë plaçkitur e shkatërruar dyqane.

Në një situatë të tillë, pronarët e dyqaneve jane detyruar të mbrojnë pronat e tyret duke qëndruar të armatosur. Një video e tillë vjen nga Ohio, në zonën që quhet “Little Italy”.

Në pamje duken pronarët e një furre buke italiane që qëndrojnë përpara derës së dyqanit të tyre me pushkë në dorë, duke u përpjekur të zbrapsin protestuesit që qëndrojnë aty pranë.

Ndërkohë, Presidenti amerikan ka nxjerrë Gardën për të rivendosur rendin dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë aktet e dhunshme. /tvklan.al