Tre aksidente rrugorë në Elbasan, Shkodër dhe Berat, kanë shkaktuar  tetë persona të plagosur, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Kështu në  Shkodër një motoçikletë u përplas me një furgon të  policisë kufitare në rrugën Shkodër-Muriqan e për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motoçikletës një 69-vjeçar.

Ky i fundit  ka humbur kontrollin e mjetit dhe nga shpejtësia u godit në pjesën e pasme të furgonit të policisë. Ndërsa në Elbasan dy makina  u përplasen me njëra-tjetër dhe për pasojë dolën nga rruga. Njëra nga makinat u përmbys dhe sipas policisë dy persona morën plagë të rëndë dhe u dërguan në spitalin e Elbasanit.

Aksidenti tjetër ndodhi në rrugën Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT. Një automjet tip Huyndai me targa greke u përplas me një Benz.

Për pasojë u dëmtuan pesë persona të cilët u dërguan në spitalin e Beratit. Vetëm  njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë dhe për këtë u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Tv Klan