Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të premten në fshatin Zharrëz të Fierit. Drejtuesi i automjet tip Opel, Ervin Sinanaj ka përplasur një 50-vjeçar, i cili udhëtonte me motor. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës Ardian Hoxhaj. Policia ka shoqëruar shoferi 33-vjeçar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë dy aksidente të tjera të rënda janë regjistruar në kryeqytet. Një 21-vjeçare është përplasur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”. E reja është përplasur pranë vijave të bardha nga një automjet tip “Volkswagen”. Ndihma e parë i është dhënë nga drejtuesi i mjetit dhe kalimtarët, deri në mbërritjen e ambulancës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.

Aksidenti tjetër i rëndë u regjistrua në rrugën e Rinasit, ku mbeti i plagosur një 75-vjeçar. Përplasja është shkaktuar nga një 46-vjeçare, gjatë kohës që i moshuari po kryqëzonte rrugën, ndërkohë që në aksin nacional që të çon në Aeroportin e Rinasit nuk ka vendkalim për këmbësorët. Pas aksidenti 75-vjeçari është dërguar në Urgjencën e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme.

Klan News