Një çift nga Kalifornia e ka nisur vitin 2020 me lajme të pabesueshme që u kanë ndryshuar përjetësisht jetën.

“BBC” shkruan se në 18 dhjetor ata fituan lotarinë me 2 milion dollarë… por nuk ishte vetëm ky lajmi i mirë. 3 ditë më vonë mjekët u thanë se djali i tyre 15-vjeçar i diagnostikuar me kancer, tashmë e kishte mundur plotësisht sëmundjen.

“Nuk kishte sesi të niste më mirë ky vit. Të gjithë e kanë ëndërr të fitojnë lotarinë për Krishtlindje dhe ne nuk besonim kurrë se do të na ndodhte… Lajmi për shërimin e plotë të djalit tonë na dha krahë dhe një lumturi të masë”, është shprehur Allison. /tvklan.al