Ditën e parë votuan të infektuarit me covid

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sot kanë votuar të infektuarit me COVID-19 dhe të izoluarit. Ata votojnë nëpër shtëpitë e tyre, kurse këtë proces e zbatojnë Këshilla të Posaçme Zgjedhore të formuar nga KSHZ-ja.

“Në orën 07:00 në mëngjes i gjithë ekipi ka qenë në dispozicion, ka pranuar materialin zgjedhor, kështu që prej atij momenti është filluar procesi në bazë të protokolleve të caktuara për votim”.

Zgjedhjet e 13 Korrikut zbatohen me protokolle të posaçme.

Në proces janë dy grupe të Këshillave Zgjedhor të Posaçëm, ku në përbërje kryetari është mjek, ndërsa dy anëtarë të tjerë janë personel mjekësor, po ashtu ka të propozuar anëtarë nga partitë politike në pozitë dhe opozitë.

Më 14 Korrik do të votojnë personat e moshuar, të sëmurit kronikë, të burgosurit dhe personat në paraburgim shtëpiak. Numri i atyre është 8852.  Për 120 vendet në Parlament garojnë 15 parti politike.

Të drejtë vote kanë 1.814.263 persona. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, për herë të parë votimi do të zhvillohet tre ditë.

Klan Macedonia