Roma, Milan dhe Napoli fituan edhe kësaj jave

Roma, Milan dhe Napoli janë 3 ekipet që janë ende me pikë të plota pas 3 javëve të para të Serie A. Roma festoi së bashku me Jose Mourinho, i cili drejtonte për herë të 1000 në karrierën e tij si profesionist që nisi 21 vite më parë te Benfica. El Shaarawy realizoi në fund golin që vendosi fitoren 2 – 1 ndaj Saussolo.

“Doja ta fitoja shumë këtë ndeshje për këtë arritje, por edhe për pikët pasi ishte një sfidë e vështirë”.

Milan mundi 2 – 0 Lazio me një paraqitje për tu vlerësuar me nga 1 gol në secilën pjesë. Ibrahimovic i kthyer pas lëndimit tregoi se shënon kur i vjen mundësia. Hyri në fushë si zëvendësues dhe realizoi pas vetëm 6 minutash. Inter u ndal në një barazim 2 – 2 në fushën e Sampdoria, ndërsa Juventus nuk po gjen dot ritmin, duke humbur 2 – 1 me Napoli dhe ka vetëm 1 pikë.

Tv Klan