Tre emra në garë për kryeprokuror

Tre emra në garë për kryeprokuror

15:46 25/09/2019

Skualifikohet avokati Lulzim Alushi

“Prokurori i ri i Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar dhe zgjidhet mes kandidatëve, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe drejtueses aktuale të përkohshme Arta Marku. Këta të tre plotësonin kriteret ligjore. Ndërsa avokati Lulzim Alushaj është skualifikuar me argumentin se nuk plotëson vitet në punë”.

Vendimi për Alushajn, i marrë paraditen se mërkurës me dyert të mbyllura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mund të ankimohet brenda tre ditëve. Pas kësaj, KLP do të nisë verifikim më të detajuar për tre kandidaturat për t’i dorëzuar Kuvendit renditjen në bazë të pikëzimit.

Rregullorja parashikon 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve, atë profesional, moral, kriterin e të integritetit, si dhe vlerësimin organizativ dhe drejtues. Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin një kandidat fitues me 2/3 brenda 30 ditëve, sipas ligjit, Prokuror i Përgjithshëm përzgjidhet automatikisht kandidati i renditur i pari në listë nga KLP-ja.

Aktualisht postin e Prokurorit të Përgjithshëm e mban Arta Marku që është zgjedhur me 69 vota të mazhorancës në 2017-n.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo