Tre femra kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në  aksin rrugor Elbasan –Cërrik. Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin Olsi  Durri, banues në Elbasan.

Durri  u  arrestua nga efektivët e policisë pasi teksa drejtonte  mjetin  e  tij  tip  “KIA”  me targa  AA  034 B është përplasur me mjetin tip  “Land  Rover”,  me  targa AA  777 EZ,  me drejtues  G.XH,  45  vjeç,  banues  në  Cërrik. Si  pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosura:

XH.H,  31 vjeçe,  E.V,  19  vjeçe, të dyja banuese  në  Berat, si dhe N.I, 31  vjeçe,  banuese  në  Elbasan.

Tre vajzat  ishin  pasagjere në mjetin që drejtohej nga Olsi Durri.  Ato  janë  dërguar  menjëherë  në  Spitalin  Kirurgjik  Elbasan dhe  fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për  jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të  mëtejshme për veprën  penale “Shkelja  e  Rregullave  të  Qarkullimit  Rrugor” ./tvklan.al