“Jurassic Park”, “Shining” dhe “Brokeback Mountain” janë bërë pjesë e trashëgimisë kombëtare amerikane. Tre filmat, respektivisht me regji të  Steven Spielberg, Stanley Kubrick dhe Ang Lee u përzgjodhën nga bordi kombëtar i ruajtjes së filmit.

Tre filmat janë pjesë e 25 të zgjedhurve për ndikimin dhe domethënien kulturore, historike dhe estetike që kanë në trashëgiminë kombëtare kinematografike amerikane.

Tradita e përzgjedhjes së filmave për të hyrë në regjistrin kombëtar ka nisur në 1989 për tu ruajtur më pas në Bibliotekën e Kongresit.

Për t’u bërë pjesë e kësaj trashëgime filmat duhet të kenë të paktën 10 vite.

Tv Klan