3 jetë të humbura dhe 158 të prekur të rinj

Rastet e reja të infektimit me Covid-19 janë rritur me shpejtësi që prej fillimit të kësaj jave. Nga 905 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në kryeqytet. Tirana, Durrësi dhe Shkodra janë qarqet me numrin më të lartë të infektuarve me Covid në rang vendi.

3 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, një 51-vjeçar nga Tropoja, një 74-vjeçar nga Peqini dhe një 80-vjeçar nga Tepelena, ndërsa kapacitetet e dy spitaleve Covid vazhdojnë të jenë në rekordin më të lartë që prej nisjes së pandemisë me 214 të shtruar. 15 të infektuar me Covid janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Pavarësisht rasteve në rritje, 140 qytetarë rezultojnë të shëruar nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke mbajtur më lart kurbën e të shëruarve se atë të rasteve aktive.

Tv Klan