Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes disa postimeve në Facebook ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 infermierë si pasojë e Covid-19. Infermierët që humbën jetën janë Nermim Vaço nga Mati, iLindita Peshku e cila punonte si infermiere e poliklinikës Nr1 e konsultorit të fëmijëve dhe infermiere Erjola nga Lushnja.

 “Si pasojë e Covid-19, ditën e sotme është ndarë nga jeta një infermier nga Mati Nerim Vaçi. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegeve” ishte njoftimi i parë nga shoqata.

“Sërish humbje jete mes Infermiereve nga covid-19. Infermierja nga Lushnja ka ndërruar jetë pas betejës me këtë sëmundje. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes se Erjoles”, ishte njoftimi i dytë.

“Bluzat e bardha po përballen çdo dite me virusin dhe po humbasin jetë .Po dje u shua një infermiere e poliklinikës Nr1 e konsultorit të fëmijës .Lindita Peshku Qofsh e xhenetit shoqja jonë dhe shpirti jot u prehtë në paqe”, ishte njoftimi i tretë që Shoqata e Infermierëve në Shqipëri ka bërë para disa orësh. /tvklan.al