Tre javë pas vdekjes së nënës së ish-partnerit të saj, Tristan Thompson, Khloe Kardashian ka reaguar për herë të parë. Ylli i “The Kardashians” ndau në rrjetet sociale disa fotografi me Andrea Thompson dhe shkroi se e ka “shmangur” adresimin ndaj ngjarjes.

Kam shumë dhe asgjë për të thënë”, shkroi 38-vjeçarja. “Kam shumë ndjesi dhe ndihem e mpirë. Kjo ka qenë një nga kohërat më të vështira në shumë prej jetëve tona. Por në të njëjtën kohë, ndihem e bekuar dhe me fat që kam patur dikë i cili e bën të vështirë të thuash lamtumirë”.

Khloe e përshkroi vdekjen e Andrea si të pamundur për ta “përfytyruar”  dhe  më pas vijoi duke iu referuar ish-partnerit 31-vjeçar, Tristan Thompson dhe vëllezërve të tij, Dishawn, Daniel dhe Amari.

“E di që kurrë nuk doje t’i braktisje djemtë e tu. Ata janë e gjithë bota jote. Ata do të mësojnë të jetojnë me një vend bosh në zemrat e tyre sepse janë luftëtarë njësoj si nëna e tyre. Ata kanë përkrah engjëllin e tyre mbrojtës”.

Andrea Thompson ndërroi jetë në fillim të Janarit për shkak të një infarkti në zemër./tvklan.al