Tre kimistë marrin Nobelin për 2019

Tre kimistë marrin Nobelin për 2019

16:40 09/10/2019

U vlerësuan për zhvillimin e baterive me jone

Çmimi Nobel në Kimi do të ndahet mes amerikanit John Goodenough, britanikut Stanley Whitingham dhe japonezes Akira Yoshino, me motivacionin ”Për zhvillimin e baterive me jone të litiumit”.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se bateritë ionike kanë revolucionarizuar jetën tonë dhe përdoren për çdo gjë, nga telefonat e lëvizshëm deri tek laptopët dhe automjetet elektrike.

Sipas akademise, përmes punës së tyre, fituesit e kimisë të këtij viti kanë hedhur bazat për një shoqëri pa tela dhe pa burime energjetike nga fosilet.

Goodenough në 2013 u vlerësua me medalje kombëtare nga ish-presidenti Barak Obama, për kontrubutin e tij të rendësishëm në shkencë dhe inxhinieri.

Nobeli në kimi është i treti i dhënë për 2019, pas atij në mjekësi dhe fizikë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT