Tre kontrollorët kërkojnë lirimin nga burgu



Tre kontrollorët kërkojnë lirimin nga burgu

14:05 15/04/2021

Të pandehurit për bllokimin e fluturimeve apelojnë vendimin e Gjykatës së Tiranës

Tre kontrollorët e arrestuar një javë më parë, të akuzuar si organizatorë të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit kërkojnë të lirohen nga burgu dhe masa arrest shtëpie.

Nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës, të pandehurit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë të dhënë ndaj tyre.

Fundjavën e shkuar, Gjykata e Tiranës, ndaj kontrollorëve Armando Fezga dhe Muhin Mezini caktoi masën “arrest me burg”, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”.

Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Si provë kryesore ndaj tyre, prokuroria ka përgjimet telefonike. Sipas dosjes hetimore janë zbardhur të gjitha komunikimet që kontrollorët kanë kryer me njëri-tjetrin në WhatsApp.

Grupi i hetimit në bazë të bisedave ka arritur të provojë se tre kontrollorët kanë ndikuar tek kolegët e tyre që të plotësojnë formularin për paaftësi të përkohshme në punë.

Ata akuzohen se në disa raste kanë plotësuar formularin e paaftësisë edhe për kolegët e tyre ndërsa me ata që kanë kundërshtuar kanë bërë debate deri sa i kanë bindur për të firmosur.

Klan News







Të ngjashme