Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një 23-vjeçare e cila ka rrëfyer historinë e saj të trishtë. Sot ajo ndodhet e pambrojtur edhe pse ka qenë pjesë e një qendre rehabilitimi për gratë e dhunuara, sërisht pas daljes jeta e saj vazhdon të mbetet në udhëkryqe.

23-vjeçarja nga Vlora ka dy fëmijë një djalë 6 vjeç dhe një vajzë 2 vjeç. Ajo është martuar pa dëshirën e saj nga prindërit në moshën 16-vjeçare. Sipas saj martesa nuk funksionoi pasi ish-vjehrra nuk e donte, debatet mes tyre çuan në divroc çiftin.

Në jetë erdhi një djalë që sot është 6 vjeç. Gjykata i la nënës në ngarkim djalin. Babai duhet të paguante një pension ushqimor prej 60 mijë lekësh të vjetra, të cilin nuk e ka dhënë kurrë. Gruaja rrëfen se ai ndodhet në Itali ku punon dhe jeton.

Pas kësaj martese 23-vjeçarja njohu një djalë tjeter me të cilin nisi të bashkëjetonte, por ky i fundit e dhunonte sistematikisht, gruaja kërkoi ndihmë dhe u rehabilitua në një qendër kundër dhunës, në atë qendër ajo mësoi se ishte dhe shtatzënë ,vajza lindi në kushte të tilla.

Pas daljes nga qendra, gruaja rimatohet sërish me dikë tjetër, por edhe kjo martesë dështoi. 23-vjeçarja rrëfen se burri me të cilin u martua kishte fëmije nga martesa e tij e parë, mosmarrveshjet midis fëmijëve e çuan në divorc i cili ende është në proces.

Gruaja vendosi edhe një herë të rikthehej me bashkëjetuesin e dhunshëm me të cilin ka vajzën, por sërisht jetesa me të nuk funksionoi. Sot gruaja kërkon ndihmë dhe një banesë sociale.

23-vjeçarja: Jam martuar për herë të parë në moshën 16 vjeç. Ishte djalë i mirë, por kisha probleme me vjehrrën. Burrin ma gjetën prindërit dhe pranova se nuk kisha çfarë të bëja tjetër. Kisha rënë në dashuri me një djalë tjetër, por prindërit e mi nuk deshën që ta marr atë dhe më gjetën burrin që u martova. Unë jam ndarë 3 herë nga burri sepse nuk shkoja mirë me vjehrrën, martesa zgjati 4 vjet. Prindërve i kam treguar sa herë, por nuk më përkrahnin, babai më kërcënonte, më thoshte nëse ikën nuk ke vend në këtë shtëpi ose do të të vras.

Mirela Milori: Pasi bëre divorcin e parë ku shkove?

23-vjeçarja: Kam bashkëjetuar me babain e vajzës.

Mirela Milori: Ku u njohe me të?

23-vjeçarja: Pasi u ndava nga bashkëshorti i parë, familja nuk më pranonte në shtëpi, flija sa andej këndej, nuk kisha vend ku të rrija dhe mora këtë. Ky ishte më i keq me thënë të drejtën sepse ishte përdorues i alkoolit dhe i lëndëve narkotike. Qëndrova me të për 5 muaj dhe më pas u largova, shkova tek qëndra e rehabilitimi për gratë e dhunuara në Tiranë, aty kam lindur dhe vajzën. Unë kam qenë shtatzënë dhe nuk kam arritur të punoj aty. Një muaj pasi lindi vajza unë dola nga qendra dhe nuk kisha ku të shkoja. Më dhanë 3 muaj bonus qiraje në Vlorë dhe u ktheva tek prindërit e mi me dy fëmijë. Ata nuk më pranuan, kështu bëra dhe një martesë me dikë tjetër. Ky ishte në një nga fshatrat e vendit tim, por prap nuk na ka ecur shumë mirë, fëmijë unë, fëmijë ai dhe nuk përshtaten fëmijët.

Mirela Milori: Po ai sillet mirë me ty?

23-vjeçarja: Po, por ishin fëmijët që nuk ambjentoheshin me njëri-tjetrin. Tani kam filluar dokumentat e divorcit.

Mirela Milori: Janë jashtë mami dhe babi jot për të punuar?

23-vjeçarja: Po dhe unë jetoj tek shtëpia e tyre në një dhomë me fëmijët. Jetoj tani për tani sepse babai më nxjerr jashtë, ik ku të duash, s’ke më vend në shtëpinë time më thotë. /tvklan.al