Stili i jetesës, dieta, mungesa e përkujdesit, mjedisi dhe stresi janë disa nga faktorët që ndikojnë në shëndetin e flokëve tanë. Produktet e posaçme janë metoda më e lehtë, por shpesh harrojmë zgjidhjen natyrale që vjen nga një frut në kuzhinën tonë: banania.

Të pasura me vitamina, magnez, kalium dhe silikon bananet bëjnë mrekulli për flokët dhe rigjenerimin e tyre. Ato hidratojnë skalpin, përmirësojnë pamjen dhe e bëjnë të butë, të lëmuar dhe të ndritshëm.

Vetitë e bananes për flokët konsiderohen një balsam natyral që i jep volum, rezistencë si dhe mund të reduktojë zbokthin.

Maskë me banane dhe qumësht

Lyerja dhe nxehtësia e pajisjeve stiluese lodhin flokët dhe shkaktojnë rënien e tyre. Për ta mbrojtur dhe hidratuar gjatë sezonit veror aplikoni një maskë ku të keni shtypur një banane, shtoni qumësht dhe masën homogjene mbajeni për 40 minuta. Më pas lajini flokët si zakonisht. Ky trajtim ndihmon edhe që floku mos të këputet.

Maskë me banane, vaj ulliri dhe aloe vera

E pasur me vitamina A, B, C dhe E, aloe vera nxit rritjen e flokëve dhe pastron skalpin. Banania forcon folikulat, i pastron dhe u jep volum. Grini bashkë një banane, aloe vera dhe vaj ulliri derisa të formohet një pastë. Shpërndajeni njëtrajtësisht mbi skalp dhe gjatësinë e flokëve. Shpëlajeni pas 20 minutash me ujë të vakët.

Maskë me banane dhe avokado

Avokado përmban biotinë duke e bërë flokun të shëndetshëm, parandalon këputjen dhe i jep shkëlqim. Shtimi i bananes riparon dëmtimet dhe qetëson flokët dhe skalpin. Shtypni një banane dhe një avokado të pjekur. Shtoni pak vaj ulliri dhe përziejeni. Aplikojeni në skalp dhe në gjatësinë e flokëve dhe shpëlajeni pas 15 minutash. /tvklan.al