Tre në pranga për pirateri në Tiranë



Tre në pranga për pirateri në Tiranë

10:40 03/06/2020

Tre të rinj përfunduan në pranga në kryeqytet, pasi akuzohen për pirateri të të drejtave televizive. Ata janë të moshës 23 vjeç, 24 vjeç dhe 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë, këta persona “kanë piratuar platforma dixhitale, në dëm të disa kompanive, duke piratuar të drejtat televizive të këtyre platformave në mënyrë të paligjshme. Ky piratim është bërë nëpërmjet aparateve Dreambox, Androidbox, Set Top Box etj. Hakërimi i tyre është bërë nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë transmetimin e sinjaleve televizive. Pagesat ndaj këtyre shtetasve bëheshin në formë cash, nëpërmjet llogarive bankare nga bankat e nivelet të dytë dhe nëpërmjet kartave të kreditit Paypal”.

Autoritetet sekuestruan katër njësi kompjuterike të cilat shërbenin për piratimin e këtyre platformave, 6 aparate celularë të markave të ndryshme, 14 Dreambox, Androidbox, Set Top Box dhe një automjet.

Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme./tvklan.al



Të ngjashme