Haradinaj: Ndajmë të njëjtat vlera me popullin austriak

Tre policë të cilët  luftuan dje me terroristët në Vjenë ishin shqiptarë të Kosovës.

Këtë fakt e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj e cila po qëndron në Berlin.

“Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriak për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”.

Ka thënë se Kosova qëndron përkrah aleatëve në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit.

Ajo nuk ka dashur të komentojë lajmet se në mesin e të dyshuarve për këtë sulm është edhe një qytetar nga Kosova i lindur në Austri e që sipas mediave në Austri ai dyshohet të ketë udhëtuar në 20 Korrik në Sllovaki bashkë me Kujtim Fejzullahun ku edhe janë furnizuar me armë.

Qytetarët  e Kosovës nuk e kanë mirëpritur këtë lajm. Sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë e kanë dënuar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Avdullah Hoti si dhe liderë të tjerë institucional e partiak. 

Tv Klan