Shkrimtari rrëfen kalimin nga poezia në prozë

I njohur si poet, romancier dhe eseist, Preç Zogaj vjen këtë herë për lexuesin shqiptar edhe si tregimtar.

Hedhja, bija e re e nënës së vjetër dhe Kompleksi, janë tre novelat të përmbledhura në librin më të fundit të tij.

“I kam shkruar nga viti 2018 dhe gjatë këtij viti. Novela e parë titullohet Hedhja, është pak a shumë një novelë që sjell vëmendje në psikologjinë e Grixhës, që beson pa menduar gjatë gjëra të pabesueshme. Kompleksi është një novelë erotike”.

I përkushtuar tashmë totalisht ndaj letërsisë Zogaj thotë se nuk do të ndalet me kaq.

Të një romani që lidhet me një temë aktuale për vrasjen e një vajze nga prindërit e saj për shkak se kthehej shumë vonë dhe kam hyrë thellë në këtë histori. Kam dhe një libër me poezi që e kam shkruar gjatë këtyre viteve, pra gjatë vitit 2020 besoj se do kem për lexuesit e mi”.

Kur e pyet se kë dashuron nga tre novelat, shkrimtari humbet nëpër faqet e librit që shfleton, ndërsa fjalët rrjedhin duke treguar novelën për nënën.

“Është një novelë që unë e dua shumë, disi lirike, një histori për nënën”.

Tv Klan