Persona të paidentifikuar dhe të maskuar sulmuan me armë një pikë të shitjes së karburantit në rrugën Vlorë Babicë. Tre grabitësit hynë në karburant dhe me një armë zjarri, kërcënuan shitësin e natës, 60-vjeçarin më inicialet M.M.

Nën kërcënimin e armës, autorët vodhën një sasi 12 mijë lekë të reja dhe një telefon celular. Pas njoftimit të marrë, policia u nis drejt vendit të ngjarjes. Oficerët e krimeve sekuestruan pamjet filmike të karburantit dhe në disa biznese të zonës ku mund të kenë lëvizur autorët.

Blutë shoqëruan disa persona të njohur për tendenca të tilla, të cilët po pyeten prej tyre. Ky është rasti i tretë i sulmit ndaj një pike të shitjes së karburantit në Vlorë. Gjatë dy javëve të fundit dy raste të tjera të në rrugën e vjetër nacionale Vlorë- Levan.

Tv Klan