Protestuesit thyejnë kordonin e KFOR para komunës së Leposaviçit

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë problematike. Një grup protestuesish serbë kanë kaluar kordonin e KFOR dhe janë vendosur para godinës së komunës në Leposaviç. Protesta ndodhi kur ministri Krasniqi hyri për të takuar kryetarin e komunës, Liburn Aliu.

Ndërkohë 4 shpërthime kanë ndodhur gjatë natës në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut. Policia thotë se dyshohet se ato u hodhën nga një automjet i cili ishte në lëvizje i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa në pikën kufitare në Jarinjë janë krijuar radhë me kamionët që kanë ndaluar dhe presin, pas bllokadës që i ka vendosur qeveria e Kosovës mallrave serbe.

Nga ana tjetër tre policët e Kosovës të rrëmbyer dy ditë më parë ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca tyre para Prokurorit të Lartë Publik. Pritet që të merret një vendim, pasi skandon edhe afati 48 orësh i ndalimit policor.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi u rrëmbyen nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Klan News