Tre presidentët e Bosnjës tek kreu i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Një vizitë për marrëdhëniet e të dyja vendeve dhe për konfirmimin e qëndrimit boshnjak për çështjen e Kosovës.

Bosnja do ta ndjek qëndrimin e Serbisë dhe nuk do ta ndryshoj derisa këtë të mos e bëj Beogradi. Këto premtime të paktën i janë dhënë presidentit serb.

 Aleksandar Vuçiç

Derisa Serbia të mos marr qëndrim tjetër, Bosnja do ta ketë qëndrimin që e ka Serbia. Ne jemi falëndërues për këtë. Ne duam të kemi marrëdhënie më të mira dhe mënyra se si kemi caktuar kufirin besoj se e sqaron qëndrimin tonë për integritetin e Bosnjës.  

 Pas fjalimit të kryesuesit të presidencës boshnjake, kreu mysliman Bakir Izetbegoviç, që javë më parë tha se Bosnja do të duhej të njihte Kosovën, jashtë agjendës insistoj  të bëj disa sqarime.

 Bakir Izetbegovic: 

Politika e Bosnjës dhe qëndrimi ynë do të vendoset në Sarajevë nga këta tre persona që janë këtu. Natyrisht ne do të marrim parasysh vendimet e fqinjëve sepse jetojmë me Kroacinë dhe Serbinë, e mbi të gjitha do të ndjekim qëndrimet e BE-së pasi jemi në rrugë evropiane.

 Bosnja dhe Serbia gjithnjë deklarohet për marrëdhënie të mira. Por, e hapur qëndron çështja nëse serbët atje do ta mbajnë referendumin një ditë për shkëputje.

Tv Klan