Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani dorëzojnë kandidaturën

Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani janë tre anëtarët e SPAK që kanë dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kandidaturën për postin e kreut të këtij institucioni.

 Këshilli i lartë i Prokurorisë brenda 15 ditësh do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, ndërsa prokurorët do t’i nënshtrohen një seance dëgjimore ku do të paraqesin edhe platformën e tyre.

Pas marrjes së detyrës kreu i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e byrosë kombëtarë të hetimit strukture kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda.

Tv Klan