Shënohet viktima e parë nga gripi i derrit

Shënohet viktima e parë nga gripi i derrit

15:55 03/02/2019

Shënohet viktima e parë nga gripi. Burime pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” konfirmojnë se 48-vjeçari i cili është paraqitur me komplikacione të rënda në urgjencën e spitalit, ndërroi jetë paraditen e së dielës për shkak të virusit AH1N1, i njohur ndryshe gripi i derrit.

 

48-vjeçari Nikollaq Sula kishte 5 ditë që ishte shtruar në reanimacionin e Senatoriumit. Dhe sipas shefes së repartit të reanimacionit në Sanatorium, viktima ishte shfaqur me grip dhe komplikacione të rënda shëndetësore pasi vuante nga mushkëritë.

“Kishte rreth 5 ditë i ardhur në spital. U paraqit me një gjendje të vështirë, vështirësi në frymëmarrje që na detyruan ta fusim në reanimacion me frymëmarrje artificiale, kishte edhe probleme në mushkëri”.

Agresiviteti i virozës të sivjetshëm nuk është aq i madh sa në vitet e mëparshëm. Në reanimacionin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” ndodhen edhe 3 raste të tjera të cilat janë në gjendje më të rëndë. Bluzat e bardha e konfirmuan këtë në një dfalje për mediat.

“Aktualisht janë 3 me grip. Ne kemi 8 raste të shtruar, por ka ardhur konfirmimi jo për grip derri”.

Sipas bluzave të bardha, edhe pse ka fluks të pacientëve me grip sezonal, këtë vit agresiviteti është më i ulët se vite më parë. Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan konfirmoi se 3 raste në gjënde të rëndë nga gripi janë shtruar në Senatoriumin “Shefqet Ndroqi”. Pritet që analizat e ISHP të konfirmojë nëse pacientët janë prekur nga gripi sezonal apo nga virusi Ah1N1.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT