Shkencëtarët amerikanë Jeffrey Hall, Michael Rosbash dhe Michael Young kanë fituar Çmimin Nobel në Mjekësi dhe Fiziologji për zbulimin e mekanizmave molekularë që kontrollojnë orët tona biologjike.

“Zbulimi i tyre shpjegon se si bimët, kafshët dhe njerëzit përshtasin ritmin e tyre biologjik në mënyrë që të sinkronizohen me revolucionet në Tokë”, tha në një deklaratë Asambleja e dhënies së Çmimit Nobel të Suedisë.

Së bashku me Nobelin, për tre shkëncetarët amerikanë adordohet edhe fondi prej 1.38 milionë Dollarë. Çmimet Nobel jepen çdo vit për fusha të ndryshme. Mjekësia është e fusha e parë në cilën jepen këto çmime.

/tvklan.al